Çepani: I kemi kundërshtuar qysh në 2008 listat e mbyllura, nuk dihet sa votohet kandidati
Në “Drejt” nga Luan Rama, Edlira Çepani aktiviste kanë qenë kundërshtare të këtij sistemi zgjedhor i cili nuk i ka hapur plotësisht listat.
Çepani: Ne e kemi kundërshtuar këtë sistem zgjedhor qysh në vitin 2008, duke qenë se lista e mbyllur në vetvete, nuk i jep mundësi qytetarit për të votuar kandidatin që do, dhe që të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë dhe t’i kërkojë llogari.
Në vitin 2017 vazhduam me lista të mbyllura dhe nuk kuptonim sesa votohej një kandidat, ndërsa në vitin 2021 me një votë preferenciale kuptuam sesa pëlqyeshmërinë kishin kandidatët, por duket se një gjë e tillë nuk u pëlqeu partive.