Çeno: Politikanët tanë që nuk dinë anglisht hidhnin foto nga Mëngjesi i Lutjeve, Rama u hoq si gay për një foto me presidentin
Në “Drejt” nga Luan Rama, Enri Çeno, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD u shpreh se Blinken ka zgjedhur Tiranën për t’ju drejtuar liderave në rajon.
Çeno: Blinken ka zgjedhur Tiranën për t’ju drejtuar liderave në rajon. Kuptohet qartë edhe spektakli patetik që do të ndodhë kur të vizitojë vendin tonë, kuptohet qartë që politikanët kryesisht të mazhorancës do të shndërrohen në patriotë si ata që hanin mbrëmë gjatë Super Bowl.
Politikanët shqiptarë kanë shkelur edhe ligjin vetëm që të marrin atë vellon amerikane dhe të deklarohen si delfinët e Uashingtonit. Kishim edhe Mëngjesin e Lutjeve, dhe deputetë që nuk dinë as anglisht nxjerrin në rrjetet sociale foto. Edhe Rama për një foto me presidentin amerikan regjistrohet si Homoseksual.