Pas “dramës së verës” me Lapajn, buzëqesh Endrit Shabani, me votat e PS-së bëhet Avokat i Popullit
Me 85 vota pro, dhe tre kundër, Endri Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit me mbështetjen e shumicës socialiste.
Tashmë, Shabani do të nis mandatin e tij 5-vjeçar si Avokat i Popullit. Mesa duket kjo gjë, ka shkaktuar zhgënjim për deputetët e Partisë Demokratike, të cilët e kanë braktisur seancën gjatë votimit.
Pritet që në seancën e rradhës plenare, Endri Shabani të kryej betimin në Kuvend.
Ndërkaq, kandidatët e tjerë për postin e Avokatit të Popullit kanë marrë kaq vota:
- Tartar Bazaj me 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër
-Aranita Brahaj me 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
-Skënder Haluci me 1 pro, 72 abstenim, 14 kundër
-Adriana Kalaja me 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim
-Beism Ndregjoni me 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër


