EMRAT/ Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja, shkarkohet një zëvendësministër dhe drejtuesja e Agjencisë së Mjedisit

Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e zv.ministrave të rinj. Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Më parë Duro ka mbajtur potin e drejtoreshës së Turizmit në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Mirela Kumbaro.
Gjithashtu, Elda Xhumari është emëruar zëvendësministre e Mjedisit. Ndërsa, zv.ministri i Bujqsisë Roland Kristo është lriuara nga kjo detyrë.
Ndërkohë, Arta Dollani është liruar nga posti i drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Dollani këtë post e mbajti prej 17 dhjetorit 2021.
NJOFTIMI
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh.
Gjithashtu janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve
- Znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
- Znj. Herida Duro emërohet zëvendësministër i Arsimit.
- Znj. Elda Xhumari emërohet zëvendësministër i Mjedisit.
- Z. Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.


