EMRAT/ Kuvend i ri me "halle të vjetra" - Zgjidhen 3 sekretaret e përkohshme, ngrihet dhe Komisioni i Verifikimit të Mandateve. Kush mungoi? Seanca e radhës sot në orën...

Sot, më 12 shtator, në orën 10:00 do të mbahej seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërsa në sallë ishin të pranishëm ndërkombëtarë dhe krerët e komuniteteve fetare, munguan përfaqësuesit e dy institucioneve të rëndësishme në vend, SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Në sallë do të duhej të uleshin 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë, por disa munguan.

Kështu, Tom Doshi i PSD-së, Jozefina Topalli Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshin të Partisë Demokratike nuk ishin në parlament sot.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, drejtuesi i seancës konstituive Vasil Llajo ka bërë me dije tre emrat e sekretareve të përkohshme të parlamentit.

Për këtë pozicion janë zgjedhur tri deputetet më të reja në moshë.

Si rrjedhojë tri sekretaret e përkohshme të parlamentit janë:

Zegjine Çaushi

Klodiana Capja

Marjana Koçeku.

Seanca e sotme u nisi me tensione, ndërkohë që pas marrjes së fjalës nga kreu i PD Sali Berisha, ishte e nevojshme ndërhyrja  e Gardës, pasi demokratët bllokuan foltoren.

Dhe mes debateve dhe tensioneve është ngritur Komisioni i Përkohshëm i Verifikimit të Mandateve.

Komisioni përbëhet nga 6 anëtarë si vijon më poshtë:

Milva Ekonomi

Aulona Bylykbashi

Hatixhe Konomi

Elton Korreshi

Arkend Balla

Olsi Komici

Seanca e radhës do të vijojë në orën 17:00 ku pritet që deputetët e rinj të Parlamentit të betohen dhe të marrin detyrën zyrtarisht.

NDIQNI SEANCËN E PARË PLENARE TË LEGJISLATURËS SË RE

EMISIONET