Shella: Raporti nga vëzhguesit e OSBE ODIHR pa shifra dhe me pohime të çuditshme
Drejtuesi i Infoçip Gerti Shella në një intervistë për Ora News u shoreh se raporti i prezantuar sot nga përfaqësues të ODIHR ishte pa shifra dhe nuk pati diçka substanciale për tu referuar si një problematikë.
"Mendoj se dhe në këtë raport sot nuk pati diçka supstanciale që të mund të referonin nga vëshguesit e ODIHR. Ishin të gjithë elementë të referuar nga mediumet shqiptare. Mendoj se është një raport i mbartur prej vitesh jo vetëm në këtë raport, një defekt metodologjik që nuk ëhstë i kuantifikueshëm, ska shifra në raport për të parë nëse kemi patur një respektim të standardeve zgjedhore apo jo.
Nuk mjafton të thuash: Pati sinjalizime për votim familjar. Ajo që duhet të thuash në një raport të një organizate prestigjoze, do të duhet të ishte: Në 1000 qendra votimi të monitoruara oatëm 5 raportime për votim familjar. Pati pohime të çuditshme si fjala vjen: E kemi të vështirë të konfirmojmë zhvillimin e zgjedhjeve të drejta pasi smund të ketë veçse në abstrakt e në teori etj," tha ai.


