EKSKLUZIVE/ Deputeti Loer Kume flet për arrestimin e të vëllait nga SPAK-u: U vura mbrëmë në dijeni! Gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr

Gjatë operacionit të sotëm policor të urdhëruar nga SPAK-u në Durrës në prangat e policisë ka rënë dhe shtetasi Enea Kume, që rezulton të jetë dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume.

Ky i fundit i gjendur në studion e lajmeve të “Ora News” në një intervistë ku foli për përvojën e tij të re si deputet i ri i Kuvendit të Shqipërisë dhe që vjen nga radhët e Partisë Socialiste, nuk mund të mos pyetej për këtë çështje nga moderatorja Lili Saraçi.

I gjendur i papërgatitur dhe në mongesë të plotë të informacionit mbi atë çfarë ka ndodhur, Kume u shpreh se:

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.

EKSKLUZIVE/ Deputeti Loer Kume flet për arrestimin e të vëllait

Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETIN LOER KUME NË “ORA NEWS”

EMISIONET