Çejku: Vizita e Blinkenit në Tiranë do të japë edhe mesazhe për Kurtin, ka një ngërç me SHBA-në
Në “Drejt” nga Luan Rama, Arben Çejku, ish-ambasador u shpreh se ka një ngërç me kryeministrin Kurti dhe diplomatët amerikanë në Prishtinë.
Çejku: Është praktikë edhe më herët kur ka qenë këtu Bush kanë shkëmbyer mesazhe. Kam ndërmjetësuar takime të udhëheqësve të Kosovës për të biseduar me kryeministrin. Shohim se ka një ngërç me kryeministrin Kurti dhe diplomatët amerikanë në Prishtinë, duke i vënë në vështirësi këta të fundit.
Unë besoj se do të ketë mesazhe të qarta edhe për ata, jo publike ndoshta, sepse SHBA-të faktorin shqiptar e trajtojnë në tërësi në rolin që duhet të luajnë. Kur ndodhi rasti në Banjskë i gjithë faktori shqiptar u shqetësua.