Petrelë/ Disa karta ID të ndryshme, gjenden të hedhura në rrugë (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 10:09
Një akt i paprecedentë është konstatuar mëngjesin e sotëm në rrugët e Petrelës.
Në redaksinë e SYRI-t, është denoncuar gjetja e një tufë me karta ID, të qytetarëve të ndryshëm, te hedhura në rrugë.
Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, dhe pse këto karta identifikimi janë hedhur në rrugë.
Po ashtu, nuk dihet se për çfarë janë përdorur, ndërsa gjetja e tyre rakordon me ditën e zgjedhjeve parlamentare në vend.
A ka lidhje kjo ngjarje me procesin e votimit?
Priten detaje lidhur me këtë ngjarje./SYRI.net


