“E konsumuat kohën tuaj” – Spiropali i ndërpret fjalën, kreu i PD-së: Ky, rikthimi i tretë i Sali Berishës. Shalsi: E pate mundësinë në 2013-ën
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka pritur të mbaronte 14 minutëshi i fjalimit për t’i komunikuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha se koha e përcaktuar nga Rregullorja e Kuvendit i ka përfunduar.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e ligjvënësve demokratë, të cilët do të nisnin kundërshtimin nga vendi të Spiropalit.
E teksa u bind për të liruar foltoren, Berisha theksoi se ky do të jetë rikthimi i tretë i Sali Berishës.
“Sepse Partia Demokratike është shpresa e fundit për këtë vend”, tha Berisha.
Dhe pas tij, në foltore u ngjit socialisti Eduard Shalsi, i cili i tha Berishës, se koha e tij ka përfunduar një herë e mirë.
“E kishe mundësinë për t’u larguar nga politika që në vitin 2013, por tani je shumë vonë për të ndryshuar.
Ju kolegë të opozitës duhet të kuptoni që koha e Sali Berishës ka marrë fund njëherë e mirë”, u shpreh Shalsi.
NDIQNI LIVE TË GJITHA DEKLARATAT NË KUVEND


