Dumani në Kuvend/ Hasanaj: Drejtuesi i SPAK ruajti qartësinë dhe elegancën, i'u shmang disa pyetjeve për të mos prishur hetimet

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte analisti Sidi Hasanaj i cili foli për prezantimin e Altin Dumanit në Kuvend dhe qëndrimin e tij profesional gjatë seancës.

" Padiskutim mendoj që ka një konflikt interesi sepse aty ishte subjekti përballë atij që duhet të ishte edhe gjuetari i këtij subjekti. 

Subjekti i hetimit janë deputetet dhe pushtetarët e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, i kërkonin llogari atij që do të ishte hetuesi i këtij subjekti, gjuetari i këtyre 'keqbërësve'.

Për këtë arsye, Altin Dumani si drejtues i Prokurorisë së Posaçme shpeshherë i bëri një dalje pyetjeve për të mos të prishur hetimet.

Do e përkufizoja me 4 terma. Ai foli në optikën time me një qartësi logjike, me një elegancë argumentash duke iu shmangur debateve partiake dhe me një ekuilibër etik mes palëve, domethënë ishte mjaft etik në mënyrën sesi iu përgjigj pyetjeve të cilat në gjykimin tim objektiv ishin pyetje të një niveli shumë të ulët", u shpreh Hasanaj.

EMISIONET