Duka-Ramës: ‘Këneta’ e Rilindjes qelbet era korrupsion. Vota e diasporës do ta largojë kalbësirën

Duka-Ramës: ‘Këneta’ e Rilindjes qelbet era korrupsion.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka mbajtur një fjalë të shkurtër në takimit madhështor të opozitës me diasporën shqiptare në Milano, ku theksoi rëndësinë e votës së emigrantëve për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

"Këneta e Rilindjes qelbet era korrupsion. Ky sistem i kalbur mund të shkulet vetëm nëse e largojmë dhe për këtë na duhet vota juaj,’ u shpreh Duka, duke ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama që e ka cilësuar PD-në vazhdimisht si ‘kënetë.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të votojnë kundër qeverisë aktuale dhe të ndihmojnë në sjelljen e fitores për një Shqipëri më të drejtë dhe më të pastër nga korrupsioni."

EMISIONET