''Drejtorët në bashki, janë biznesmenë'', Këlliçi: Atyre të ''5D-së'', do t'i bashkohen shpejt në qeli edhe të tjerë

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në një intervistë në Ora News u shpreh se një pjesë e drejtorëve të bashkisë Tiranë do ti bashkohen shumë shpejt në qeli drejtorëve të arrestuar për dosjen 5D.

Këlliçi: Po të shikoni shkrimet që dalin në gazetat më të mëdha europiane, Tirana paraqitet sot pa kulla.

Tirana paraqitet një qytet pa ndërtime.

Ku ndërkohë ky nuk është realiteti.

Nëse janë të shqetësuar për një xham që u thye dje në protestë po pse nuk i bën kaq përshtypje këtyre individëve protesta që u bë para dy muajsh në mes të Brukselit para Parlamentit Evropian.

Arsyeja është se një pjesë e madhe sillen sikur të ishin policë bashkiakë të Erion Veliajt.

Aq më tepër sot ministri i Brendshëm në një reagim qesharak ka reaguar sikur të ishte ziliqar për drejtorin e Policisë bashkiake, mbase edhe nuk ka faj pasi ne kemi bërë publik një drejtor të ri tashmë, Ermal Kapllanaj ai që gjobit cdo ditë 1000 qytetarë të Tiranës.

E kemi treguar se si ai gjobit qytetarët, godet shitësit ambulantë sepse ka hapur biznes familjar.

Dhe i shërben biznesit të tij që e ka kthyer në monopol për dhënien e hapësirave për të tregtuar shitësit ambulantë.

Dhe nga ana tjetër po tregojmë cdo ditë drejtorët e bashkisë Tiranë që janë të kthyer në një kastë biznesmenësh.

Në cilin kryeqytet të botës punonjësit e administratës të bashkisë së kryeqytetit janë të gjithë biznesmenë.

Të gjithë drejtorët janë biznesmenë.

Pjesëmarrja ka qenë shumë e mirë.

Qytetarë ka pasur jashtë mase të shumtë që kanë qënë prezentë.

Mos harroni një terror policor që ushtrohet mbi ta.

Një pjesë tjetër e drejtorëve, do ti bashkohen shumë shpejt në qeli këtyre të tjerëve.

 

EMISIONET