DOKUMENTI/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër institucioneve evropiane: Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet, ndaleni!

DOKUMENTI/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër institucioneve

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë, kanë reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me uzurpimin e të gjitha pushteteve nga Rama, pas reprezaljeve të këtij të fundit në disa prej Bashkive kryesore të vendit.

Përmes një letre drejtuar institucioneve evropiane, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë thekson se, përkundër përshkallëzimit të presionit, shantazheve dhe thirrjeve antikushtetuese e kundër Kartës europiane të autonomisë lokale të Kryeministrit Rama ndaj bashkive të Shqipërisë, bashkiakët demokratë argumentojnë me fakte e shembuj konkret se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, e cila duhet të ishte destinacioni vërtet i aspiratës së vendorëve shqiptarë.

Në reagim thuhet se Kryeministri: ‘I paaftë t’u japë zgjidhje proplemeve të shkaktuara prej atij vetë,  ai po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendorë’.

Në përfudnim të raporti urgjent, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme për t’i thënë ndal uzurpimit të kompetencave  të tyre prej Edi Ramës, si dhe rikthimin e demokracisë vendore, decentralizimit dhe vetqeverisjes lokale në Shqipëri.

Reagimi

DOKUMENTI/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër institucioneve

Raporti urgjent i të Zgjedhurve Vendorë për Institucionet e Demokracisë Evropiane paraqet reagimin e tyre institucional përkundrejt përshkallëzimit të presionit, shantazheve dhe thirrjeve antikushtetuese e kundër Kartës europiane të autonomisë lokale të Kryeministrit Rama ndaj bashkive të Shqipërisë!

Të indinjuar nga sjellja despotike, mungesa e kulturës shtetërore devijimi decentralizimit dhe arroganca e pajustifikuar, të zgjedhurit vendorë demokrat i janë drejtuar Kongresit të Autoriteteve Vendorë të Këshillit të Evropës për të demaskuar autokracinë dhe uzurpimin e gjithë pushteteve nga Edi Rama!

DOKUMENTI/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër institucioneve

Me një analizë profesioniste, realiste dhe të kulturuar ata i shpjegojnë institucioneve zyrtare të KE, se politika dhe flamuri pseudoeuropian i zgjedhjeve të 11 Majit ishte mashtrimi radhës i Edi Ramës edhe në qeverisjen lokale!

Në këtë raport bashkiakët demokrat argumentojnë me fakte e shembuj konkret se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, e cila duhet të ishte destinacioni vërtet i aspiratës së vendorëve shqiptarë!

Në këto ditë të nxehta Kryeministri Rama po spekulon me hallet dhe vëmendjen e qytetarëve shqiptarë!

I paaftë tu japë zgjidhje proplemeve të shkaktuara prej atij vetë,  ai po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendorë! ( numrin e të cilëve për nevojë elektorale vetë e ka dyfishuar dhe kompetencat e burimet financiare ja ka zeruar)

DOKUMENTI/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër institucioneve

Tashmë të gjithë e dinë se qeveria shqiptare ka dështuar në tre shërbimet kryesore publike ndaj qytetarëve të vet dhe kërkesave të kohës:

- Në shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve!

- Në mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave dhe mbetjeve urbane.

- Në trajtimin dhe përpunimin teknologjik të ujërave të zeza dhe atyre të ndotur!

Tre kompetenca këto që Kryeministri ja ka rrëmbyer pushtetit vendor!

Çdo ultimatum, ndërhyrje arbitrare dhe shkelje e mandatit  të të zgjedhurve vendorë apo kompetencave të bashkive është sinjal i krizës dhe dështimit të qeverisë së tij!

DOKUMENTI/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër institucioneve

I pa aftë të kryejë detyrat e veta që i cakton legjislacioni shqiptar, ai ka kohë që po rrëmben kompetencat, asetet dhe pëgjegjësitë e qeverisë vendore!

Ndërkohë i pamundur të japë zgjidhje për situatat katastrofale në shërbimin publike ndaj qytetarëve, ai kërkon të hedhë në det të zgjedhurit vendorë nga varka e halleve të tij që po i mbytet!

Raporti urgjent i të zgjedhurve vendorë për autoritetet europianë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme për ti thënë ndal uzurpimit të kompetencave  të tyre prej Edi Ramës, si dhe rikthimin e demokracisë vendore, decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale në Shqipëri!

EMISIONET