DOKUMENTI/ Më 8 shtator, seanca në Apelin e GJKKO-së, Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë arrest me burg.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Metës do të mbahet në datën 8 shtator 2025 në Apelin e GJKKO-së.
Njoftimi:
Ju vëmë në dijeni, se më datë 08.09.2025, ora 10:00, në sallën e gjykimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar gjykimi në shkallë të dytë, i kërkesës penale, me nr. 194 regjistri themeltar, me:
ANKUES: Ilir Metaj
OBJEKTI: Ankim ndaj vendimit nr. 546, datë 13.08.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal të “Arrestit në burg”, për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Neni 260, i Kodit të Procedurës Penale.
BAZA LIGJORE: Kjo gjykatë është vënë në lëvizje edhe mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri që ju përfaqësoni. Mosparaqitja juaj pa shkaqe te arsyeshme, do të shkaktojë zëvendësimin tuaj me mbrojtës kryesisht, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit.



