Doda: Të rinjtë nuk kontribuojnë në demokraci, nuk erdhën të votojnë në 14 maj

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Barbara Doda, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se të rinjtë nuk kontribuojnë në demokracinë e vendit.
Ajo shtoi se në rang vendi kanë votuar rreth 13% që është një shifër shumë e frikshme dhe PD për këtë gjë duhet të reflektojë.
Doda: E them me shumë dhimbje se të rinjtë nuk kontribuojnë në demokracinë e vendit. Në ditën që isha komisionere për PD-në vetëm një vajzë 18-vjeçare erdhi për të votuar në 14 maj. Erdhi vetëm një e re ndërsa po flasim për votuesit për herë të parë.
Në rang vendi kanë votuar rreth 13% që është një shifër shumë e frikshme dhe PD për këtë gjë duhet të reflektojë. Ky realitet politik nuk do të ndryshojë nëse këta 18-vjeçarë nuk do të vijnë të votojnë. Ata kanë një cinizëm për këtë realitet, por nuk shkojnë të votojnë.
