“Do zbresim nga ajri” Noka: Nuk ka Lindë e Ramë që më ndalon mua, e kanë bërë Gardën kamikaze
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se Garda është bërë aty si një trupë kriminale për të shkelur ligjet dhe kushtetutën.
Noka: Garda është bërë aty si një trupë kriminale për të shkelur ligjet dhe kushtetutën. Sot sheh gardistë që gjuajnë deputetët. Më kanë mbyllur derën për të shkuar punë. Do të zbresim edhe nga ajri. Nuk a Lindë, Edi Ramë apo kush tjetër që më ndalon të hyjë.
Drejtuesit e Gardës do të shkojnë në ndjekje penale, sepse nuk ka ligj që të shndërrohen në kamikazë dhe roje të Lindës, që e ka një roje personale, apo servilë personalë në vilën në Londër.

