''Do vazhdojmë mosbindjen civile deri në qeveri teknike'', Kuçana: Veliaj shumë shpejt do jetë pas hekurave

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana në një intervistë në Ora News u shpreh se PD është në ballë të mosbindjes civile deri në qeveri teknike.

Kuçana shtoi se Erion Veliaj shumë shpejt do jetë pas hekurave.

Kuçana: Ne nuk marrim leje por lajmërojmë për protestën.

Jemi proceduar penalisht dhe patjetër që do përgjigjemi sepse nuk na tremb asnjë lloj procedimi.

Nuk na tremb asgjë, jemi në ballë të mosbindjes civile dhe do vazhdojmë deri në qeveri teknike.

Ka pasur të arrestuar për protestën por janë liruar.

Ka qenë një protestë qytetare, model nuk kemi pasur asnjë përplasje me policinë dhe nuk arrij ta kuptoj se pse është ky procedim penal.

Kjo bëhet për ti trembu demokratët por demokratët nuk janë të trembur.

Mendoj se Erion Veliaj shumë shpejt do te jetë pas hekurave siç e meriton.

Erion Veliaj nuk ka bërë asgjë pa bekimin e Edi Ramës.

Ne kërkojmë dorëheqjen dhe qeverinë teknike.

EMISIONET