“Do të luftojmë më shumë informalitetin në turizëm”- Rama nga Himara: Po krijojmë një sistem për gjurmimin e xhiros
Kryeministri Edi Rama nga Himara, ku po zhvillon një vizitë dy ditë para zgjedhjeve në këtë bashki.
“Do të luftojmë më shumë informalitetin, sepse po të shohësh të ardhurat nga doganat, rritja e mallrave të konsumit është e jashtëzakonshme, por po të shohësh të ardhurat nga kjo rritje ka informalitet akoma.
Po bëjmë një sistem për gjurmimin e xhiros me fiskalizimit, duke shuar dhe inteligjencën artificiale.
Do të detyrojmë që çmimet të vihen në hyrje, ta dimë çfarë paguajmë. Janë gjërat të thjeshta.
Mendoj se Vangjeli, duke qenë njeri i fiksuar pas detaje, do të ndërtojë një dialog me operatorët, do të vendosen gjërat në vijë.
Operatorët duhet të kuptojnë që ajo që i merr qytetit dhe t’i ia fsheh, nuk të ndihmon të rrisësh cilësinë e ofertës tënde sepse qyteti nuk i ka ato lekë për ta bërë më bukurr.
Turizmi është i vështirë. Është konkurrencë e vazhdueshme, rritje e vazhdueshme.
Je në një fushë me shumë të tjerë, jo vetëm brenda, por dhe shtet me shtet”, tha Rama.

