Do të "blindohet" nga Garda të hënën? Burime: Nikolla nuk ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta

Do të "blindohet" nga Garda të hënën? Burime:

Kuvendi i mohon deklaratat e Gazment Bardhit se të hënën Kuvendi do të blindohet nga Garda e Republikës. 

Sipas burimeve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nuk ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta në sallën e seancave plenare për seancën e së hënës.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për projekt-buxhetin e vitit 2024. Opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë aksionin e saj për bllokimin e seancave plenare.

EMISIONET