''Djegia e mandateve, shërbim i Bashës për Ramën'', Meta sulmon sërish Dumanin: Ky është kreu i SPAK jo sozia e shpikur nga Berisha
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish publikisht drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, ndërsa nuk i kurseu ironitë.
Ai tha në një konferencë për mediat, pasi u dha një deklaratë e Dumanit, ai tha se ky ishte kreu i SPAK dhe jo një sozi e shpikur nga Berisha.
“Ky është zoti Dumani. Mbetet që ai është zoti Dumani dhe jo sozia e tij e shpikur nga Berisha për të diskretituar nga ai.
Kalojmë të torollaku (për Ramën).
Ilir Meta ka një durim tipik strategjik.
Pavarësisht nga ky durim strategjik, në të gjithë angazhimin e tij publik, është i qartë dhe gjithçka ka paralajmëruar për çështje të rëndësishme, e ka konfirmuar koha.
Basha gënjen edhe për orën, kjo është provuar botërisht.
Djegia e mandateve është një shërbim që ia ka bërë Basha Ramës, kjo është e vërtetuar.
Ju kam thënë se Basha, me vetëdije të plotë i kapur nga Rama dhe Mcgonigalët e tij, që të linte bashkitë, është e vërtetuar.
Është fakt publik që Meta për shkak të interesit publik, shtyhu zgjedhjet dhe datën e zgjedhjeve që vendosi Meta më pas, e caktoi vetë Lulzim Basha, më 10 tetor.”, tha ai.