Diskutimet në Këshillin Kombëtar/ Noka: Bashkimi ynë ka dhënë mesazh. Murrizi: Çfarë do të bëjmë pas protestës?!

Diskutimet në Këshillin Kombëtar/ Noka: Bashkimi ynë ka

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Sali Berishës, ku pas fjalës së Edi Palokës, diskutimet kanë vijuar me dyer të mbyllura për mediat, ku diskutantët e kanë vënë theksin te protesta e 20 Shkurtit.

Por krahas vlerësimeve të bëra nga Noka, Kuçana, Hoxha dhe Paloka, ka patur edhe zëra skeptikë për këtë bashkim.

Ish-deputeti Myslym Murrizi i pranishëm në sallë ka theksuar se bashkimi duhet të vijë nga baza, dhe jo nga lart si një bashkim tinëzarësh.

Pjesë nga diskutimi:

Flamur Noka: Mbledhja vetem nje pike: Aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi nje shembull referimi kur punojme bashke dhe organizohemi sic eshte protesta e 7 Korrikut. Te percjellim mesazhet edhe ne rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes se strukturave  Bashkimi ka dhene mesazh tek demokratet. Kemi vetem 8 dite para protestes.  Me te gjithe deputetet takime ne qendrat e degeve.

Ilirjana Kuçana: Kjo salle eshte shpreseplote fale bashkimit. Merite e arkitektit Sali Berisha.  Aksioni opozitar mendoj se duhet te fokusohemi me shume ne baze. Duhet t’i shpjegojme bazes arrestimin politik te Liderit Berisha, si edhe te aktivizojme kedo qe eshte kunder Rames.

Lisandër Hoxha: Pershendes bashkimin. Percarja eshte reflektuar dhe ne baze. Pas bashkimit sot te fokusohemi dhe te bashkimi bazes. Krahas bashkimit duhet edhe te hapemi per prurje te reja. Ne jemi ne lufte me kete qeveri dhe duhet ta permbysim.

Myslim Murrizi: PD ka vuajt nga heshtja.  Ne nuk funksionojme vetem me Fcb. Ketu ka opozitar te 97.  Heshtja na ka penguar.  Po me 21 cfare do bejme?  Pse u venitem pas 7 korrikut? Jo i kryer misioni yne . Keto 2 vite u duk qarte e verteta.  Bashkimi ndodh duke u shkrire dhe duke shkuar ne baze.  Sot nje vit do jemi ne fushate. Rama ka nis fushaten. Kush eshte propozimi per kodin zgjedhor, ende se kam degjuar. Me 20 ok eshte protesta, por me 21 cdo bejme???  A do hartojme programin?? Ne do hyjme ne zgjedhje 2025 dhe duhet te gjejme menyren ligjore si do hyjme ne zgjedhje nese vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lepirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona. Ne jemi shume pas revoltes qytetare. Duhet te jemi te besueshem per qytetaret pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume te renda per njeri tjetri. Kerkimi ndjeses eshte fisnikeri. Ky bashkim te rrezatohet poshte jo bashkim tinzareshe.

Paloka pas Murrizit: Te gjithe deputetet pa perjashtim do jemi ne baze. Te gjithe kemi mekatet tona ne politike, por na takon te ecim bashke per qellimin madhor.

EMISIONET