Diasporta gati për zgjedhje/ Mema: Mund të ketë probleme, po bashkëpunojmë për të monitoruar proçesin

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte anëtari i kryesisë, Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Medlir Mema, për të folur për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ku nga sot deri më datën 4 mars kanë të drejtën për vijimin e kësaj procedure për të qenë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

"Ne kemi qenë në kontakt me anëtarët e kryesisë, disa prej nesh kanë bërë provat. Ka pasur disa ngërçe, disa elemente.

Janë shfaqur edhe disa shqetësime në aspektin e procedurimit. Këto janë gjëra që ne do i regjistrojmë dhe me KQZ dhe me autoritetet përkatëse.

Ne do të dalim me një dokument zyrtarë më vonë, që të jemi dhe më të saktë. Por, këto shqetësimet që kemi pasur i janë bërë të ditura KQZ dhe autoritetet përkatëse. Sigurisht qëndron shqetësimi i identifikimit të saktë të individëve, mënyra, metoda dhe procedura që janë zgjedhur dhe nga autoritetet shtetërore për ne në disa raste lë për të dëshiruar", u shpreh Mema.

EMISIONET