''DeSorosifikimi i Shqipërisë ka nisur'', Blushi: Paratë e taksapaguesve amerikanë nuk do të financojnë më SPAK për të goditur opozitën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 20:44

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se DeSorosifikimi i Shqipërisë ka nisur.
Postimi i Blushit:
WELL DONE MR. PRESIDENT Donald J. Trump!
Paratë e taksapaguesve amerikanë:
Nuk do të keqpërdoren më kundër pluralizimit politik!
Nuk do të financojnë më SPAK për të goditur opozitën dhe mbrojtur pandëshkueshmërinë!
Nuk do të vidhen më nga institucionet e korruptuara dhe të inkriminuara!
Nuk do të financojnë më projektet sorosiste antifamilje!
DeSorosifikimi i Shqipërisë ka nisur!

