“LUFTA” VAZHDON! Deputetët rikthehen në Kuvend, opozita “e pa interesuar” për rendin e ditës, në fokus “11 maji”
Në ditën që në Tiranë do të mbahet Samiti i SEECP-së, deputetët do të mblidhen në seancën e radhës plenare.
Si zakonisht opozita pritet ta përqendrojë diskutimin e saj tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe denoncimin e asaj që ajo e cilëson si “farsë elektorale”.
Ndërkaq, në urdhrin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, pritet që deputetët të , mblidhen në orën 13:00.
Në rendin e ditës pritet të miratohet proces verbali i seancës plenare të 5 qershorit, ndërsa do të përfshihen çështje si Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.
Kujtojmë se seanca e kaluar më 12 qershor u anullua përshkak të mungesës së kryeparlamentares, Elisa Spiropali, e cila ndodhej në Ukrainë.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.
4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.


