Denoncimi i Braimllarit: Pinoku i Tiranës do harxhojë 760 milionë lekë për mësimin e biçikletës

Denoncimi i Braimllarit: Pinoku i Tiranës do harxhojë 760 milionë

Partia e Lirisë ka denoncuar ato që i konsideron bëma të rilindësve. Në një postim në facebook, Endrit Braimllari thotë se pas Akademisë së Barinjve të inicuar nga ministrja e Bujqësisë, një tjetër nismë e këtyre përmasave po ndërmerret nga kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për krijimin e shkollës së biçikletave ku Veliaj ka firmosur dokumentet e tenderit për ndërtimin e një shkolle të tillë me një vlerë totale prej afro 760 milionë lekësh.

Braimllari: Bëmat në mesin e rilindasve nuk kanë të sosur. Pas “Akademisë së Barinjve” të inicuar nga ministrja e Bujqësisë, një tjetër nismë e këtyre përmasave po ndërmerret nga kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për krijimin e shkollës së biçikletave.

Më datë 12 dhjetor 2022, pinoku i Tiranës ka firmosur dokumentet e tenderit për ndërtimin e një shkolle të tillë me një vlerë totale prej afro 760 milionë lekësh.

Harxhimi i kësaj shume kaq të madhe për një shkollë të tillë, në kohë krize është një abuzim i madh nga ana e kryebashkiakut, që kërkon të harxhojë 760 milionë lekë nga paratë e qytetarëve të Tiranës për të mësuar biçikletën.

Natyrisht që Tirana ka mjaft problem te tjera që kanë nevojë ulëritëse për vëmendjen e bashkisë. Fare mirë kryebashkiaku mund të investonte në shkollat e fshatrave ku fëmijët mësojnë në të ftohtë dhe përtej çdo kushti mininal.

EMISIONET