Del VIDEOJA/ Ja si anëtari i Kryesisë së PD goditet me grusht e shkop gome nga polici
Një video po qarkullon më rrjet ku duket qartë se si një polic i afrohet dhe godet me grusht, ku mbante shkopin e gomës, në brinjë, anetarin e Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, gjatë protestës së djeshme.
Në marshimin që u mbajt në Tiranë, pati shumë raste dhune të ushtruar pa motiv nga policia, teksa demokratët dhe qytetarêt ishin paqësorë.
Raportimet për agresion e prani të policëve të armatosur rende, ishin tē shumta.
Video si kjo, hedh poshtë deklaratat e qeverisë, e cila mohoi keto incidente.
Del qartë se si afrohet dhe tinëzisht godet me grusht, anëtarin e Kryesisë, Muçollari.
I ftuar në studion e Syri tv, përfaqësuesi demokrat u shpreh se kemi të bëjmë me një plan të mirêmenduar për të demtuar drejtuesit e Opozitës.
"Forcat speciale u shfaqen papritur, dhe kishin plan të qartë pêr të goditur drejtues të PD. Me shkopa gome, me çizmet me pjese metalike. Goditen Kelliçin, goditen Minarollin. Per mua është një skemë e miremenduar. Pa motiv, pa asnjë arsye, kur protesta ishte krejt paqêsore, shfaqen ata me dhunë", u shpreh Muçollari.
Anëtari i Kryesisê theksoi se gjeja me pozitive qê po ndodh në Tiranë është kjo rezistencê që kerkon zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe, shtoi ai, edhe më pozitive është që qytetarët solidarizohen e bashkohen me këtë levizje, siç ndodhi edhe dje.


