Lidhja me incineratorin, del FOTOJA e Veliajt me italianin e landfillit të Tiranës, Ciaffaglione-n

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Durrësit, Erion Veliaj, dy ditët e fundit ka zgjedhur një strategji mediatike për të na treguar se nuk ka lidhje me inceneratorët, se deklarimet që kishte mbajtur shtetasi italian Gabriele Tarroni Longinoti në intervistën e dhënë për gazetarin Bledian Koka ishin të pavërteta, se Erionin nuk e kishte takuar kurrë dhe se këto ishin shpifje.
Në fakt, italiani Longinotti ka bërë një deklarim dhe e ka ndryshuar deklarimin e tij si disa italianë të tjerë, kujtojmë ata që kanë dhënë deklaratat për SPAK-un, në lidhje me çështjen e inceneratorëve ku thonë deklarime kontradiktore.
Por le të mos u hyjmë qëndrimeve të italianit.
Ne më poshtë po sjellim një foto. Një foto që tregon Erion Veliajn me Giuseppe Ciaffaglione-n.
Ky i fundit administrator dhe aksioner i kompanisë së landfillit të Tiranës, "Integrated Energy" që më pas u bë "Geogenix".
Në fakt, ne kemi treguar me dokumente se si në Shqipëri, në fillim u soll një kompani me emrin "Integrated Energy" ku përfshihej Paul Wurth, kompania italiane "Energy Recuperator” dhe aksioner Klodian Zoto me 20%.
Më pas aksionet thuajse pa pagesë vetëm me një tarifë 6.500 euro në muaj, pra me lekë me të pritur i merr Giuseppe Ciaffaglione.
Në foto është Ciaffaglione me Erion Veliajn.

CNA ka publikuar edhe një mesazh komunikues ku Erion Veliaj inauguron një çerdhe dhe një kopsht dhe habiten Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nuk e dinë, janë financuesit e asaj çerdheje dhe atij kopshti.
Edhe këtë të mos e dijë vallë kryebashkiaku ynë?
Për t’i sjellë memorien Erion Veliajt, këto dokumente i ka parë ndonjëherë?
Janë dokumentet që kanë firmosur drejtorët e tij, është një marrëveshje me të gjitha institucionet në varësi të Erion Veliajt dhe ne e kemi theksuar, bashkia është një institucion burokratik ku gjithçka kalon nga kryetari, por në këtë rast kanë firmosur të gjithë drejtorët që janë vënë në shërbim të kompanisë së landfillit të Tiranës, Policia Bashkiake, mjedisi etj.
Kujtojmë se Policia Bashkiake ndiqte makinat, kamionët e bizneseve dhe u shkonte qytetarëve kur gërryenin një dritare dhe duhet të hidhnin një karrocë me dhe, për t’i çuar në landfill, kjo në emër të pastërtisë së kryeqytetit, shumë mirë, por kompania e landfillit të Tiranës me inceneratorin që nuk ekziston ka përfituar të paktën 60 milionë euro. Kjo është quajtur një gjë normale, s'ka problem se privati e paguan. Në fakt, këto para janë paguar nga xhepat e qytetarëve të Tiranës.
T'ia kujtojmë dhe prokurorit Dritan Prençi që fle mbi dosje dhe të theksojmë se shtetasi italian që na paska gënjyer apo ka ndryshuar dëshminë e tij, Gabriele Tarroni Longinotti, nuk ka përfituar para nga landfilli i Tiranës, as ka marrë para direkt nga kompania "Integrated Energy", s'duket të jetë pronar apo aksioner i saj.
Janë persona të tjerë që dirigjojnë dhe drejtojnë, janë ata që kanë marrë paratë, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Ciaffaglione etj., të rrjetit të tyre kriminal që shkojnë deri në media dhe ortakëri me "Top Channel".
Besoj se edhe këtë të fundit e di Erion Veliaj. Ndaj nuk i prish kujt punë shtetasi italian Longinotti, se lekët nuk i mori ai, deklaroi se kishte takuar Erionin apo tani ndryshoi dëshminë e tij.
Lekët i kanë zhdukur këta të tjerët kuptohet dhe Erioni ka kontributin e tij, sidomos në firmosjen e marrëveshjes ku vartësit e tij vihen në shërbim të kompanisë së landfillit të Tiranës./ CNA


