Deklaroi se Kosova është kthyer në tokën e askujt, PD: Rama të japë sqarime, aleanca e kullave e çliroi sot nga detyrimi

Deklaroi se Kosova është kthyer në tokën e askujt, PD: Rama

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama për Financial Times, ku ky i fundit shprehej se “Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt.”

Zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina është shprehur se Rama duhet që të japë me urgjencë sqarime për qëndrimet e tij për Kosovën, pasi sipas saj kjo deklaratë shton dhe me shumë dyshimin se kujt po i shërben kreu i qeverisë shqiptare.

Ajo shtoi se nga Shqipëria dhe Kosova i kërkohet kryeministrit të japë sqarime për qëndrimet e tij në dëm të Kosovës, ndërsa “aleanca e kullave” në konferencën e kryetarëve vendos qe ai nuk ka pse të japë sqarime.

Sipas saj fshehja pas gjoja mocionit me debat, është thjesht një përpjekje për t’i dhënë mundësi Edi Ramës të ikë nga përgjegjësia e tij.

Edi Rama duhet me urgjencë të japë sqarime për qëndrimet e tij për Kosovën.
Deklarata e fundit në Financial Times se:
“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt ….” e shton dhe me shumë dyshimin se kujt po i shërben Edi Rama.

Por fatkeqësisht aleanca e kullave e gjeti gjuhën sot për të pastruar Edi Ramën dhe për ta çliruar atë nga detyrimi për të dhënë llogari për deklarata skandaloze e në dëm të shtetit të Kosovës.

Nga Shqipëria dhe Kosova i kërkohet kryeministrit të japë sqarime për qëndrimet e tij në dëm të Kosovës,ndërsa aleanca e kullave në konferencën e kryetarëve vendos qe ai nuk ka pse të japë sqarime.

Fshehja pas gjoja mocionit me debat, është thjesht një përpjekje për t’i dhënë mundësi Edi Ramës të ikë nga përgjegjësia e tij.

EMISIONET