Debati për Avokatin e Popullit, Balla: Nuk do të propozojmë asnjë kandidat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 11:29
Partia Socialiste nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Avokatin e Popullit. Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai tha se do të shqyrtohen kërkesat që vijnë nga PD-ja.
“PS nuk do propozojë asnjë kandidat për Avokat të Popullit. Do shqyrtojmë kandidaturat qe do vijnë nga opozita. Me pas do vendosim se cilen kandidature do mbështesim.”, tha ai.
Deklarata e Balles vjen pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

