Debati maratonë për buxhetin nis me tensione/ Opozita shpalos parrulla dhe nuk lë kryeministrin të flasë, Spiropali ndërpret punimet
Në Kuvend ka nisur seanca maratonë dy ditore, ku do të diskutohet dhe pritet të miratohet buxheti i shtetit për vitit e ardhshëm.
Diskutimet në parim nisen në orën 10:00 dhe i pari që u ngjit në foltore ishte kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi si Buxhetin e rritjes së pensioneve.
Ai u shpreh se çdo pensionist i cili e ka pensionin deri në 200 euro në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 eurosh në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë, do të marrin shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra.

“Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afër 1000 mln eurosh për bonusin e tyre të funditit që do të ndahet në 2 shkallë. Ata që kanë një pension deri në 20 mijë lekë të reja, do të marrin 3 fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro, ndërsa ata që kanë pension më të madh ese 20 mijë lekë do të marrin 2 fishin e mëparshëm, pra 100 euro. Ky dallim me s të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre me pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”, tha ai.
Kaq ka mjaftuar që demokratët Saimir Korreshi dhe Gazment Bardhi të merrnin hov nga karriget e tyre për t'iu drejtuar foltores, çka e detyroi kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali të ndërpresë për disa minuta seancën.
Në rinisje të seancës, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka pretenduar se fillimisht duhet të bëheshin pyetje nga opozita më pas të bëhet prezantimi i projektbuxhetit nga kryeministri Rama. Ndërsa ka kërkuar të zbatohet rregullorja e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit u përgjigj se opozita do të ketë mundësi të bëjë pyetjet e saj menjëherë pasi të përfundojë prezantimi nga kreu i qeverisë.
Edi Rama, në lidhje me ndërprerjen e seancës pak më parë, si pasojë e kakofonisë së shkaktuar nga opozita, u shpreh se nuk mund të legjitimohen ulërimat nga vendi dhe ngritjet nga karriget për të penguar këdo që flet nga foltorja, duke propozuar që nëse kjo gjë ndodh sërish, duhet të kalohet në votimin e drejtpërdrejtë të pr.buxhetit.
“Praktika e ndërprerjes me forcë e fjalës së kujtdo qoftë që merr fjalën në këtë tribunë duhet të marrë përgjigje me kalim në votim. Kjo praktikë nuk mund të legalizohet e të vijojë më tutje. Kuvendi është vendi ku secilit thotë atë që mendon. Ulërimat nga vendi duhen sanksionuar me kalim në votim. Ju lutem shumë mbajeni në vëmendje këtë gjë”, iu drejtua ai zonjës Spiropali.
RENDI I DITES

Aotimi pritet të zhvillohet të martën vonë. Ky buxhet do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025.
Opozita do të jetë e pranishme lidhur me diskutimet në Kuvend, ndërsa ka lajmëruar po ashtu se ditën e nesërme gjatë votimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh do të zhvillojë protestë kundër miratimit. Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.
Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur dje se Shqipëria është vendi me masën e pensionit minimal apo mesatar më të ulët në Rajon. Bardhi shkruante se edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014. Ai akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se paguan inceneratorët që nuk ekzistojnë, ndërkohë që sipas tij, për pensionistët nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 viteve qeverisëse që ti garantonte një pension dinjitoz.
NDIQNI ZHVILLIMET E SOTME NE KUVEND



