DEBATE TE SHËNDETËSIA/ Zjarri në QSUT, Koçiu "jep llogari": Ja situata te Urgjenca! Opozita: Vdiqën 4 pacientë!

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku e pranishme është dhe ministrja Albana Koçiu.

Kjo e fundit do të pyetet për ngjarjen që ka ndodhur pak ditë më parë në QSUT.

Mbledhjen e kaluar në komision Albana Vokshi bëri një denoncim të rëndë, duke iu referuar burimeve të saj, se 4 pacientë të intubuar kishin humbur jetën si pasojë e mungesës së energjisë në QSUT.

Por ky institucion mohoi akuzAT, ndërsa tha se në QSUT nuk ka humbur jetën asnjë pacient për shkak të këtij defekti teknik.

Koçiu gjatë fjalës së saj tregoi detaje mbi ngjarjen, ndërsa theksoi se zjarri ishte shkaktuar në një dhomë teknike, pas një defekti teknik, pa asnjë pasojë.

“Dua të përgjigjem për disa akuza të pavërteta. QSUT është fytyra e vërtetë e transformimit të këtij spitali, siç është spitali i sëmundjeve të brendshme. Nuk është vetëm QSUT.

Incidenti që jemi thirrur sot, tregoi se standardet dhe profesionalizmi është i njëjtë si në të gjithë vendit. Të gjitha spitalet janë të specializuar për të ofruar shërbimet. Deri pak vite më parë një gjë e tillë do të ishte e paimagjinueshme nesë do të ndodhte një incident i tillë.

Ka arsye për t’u ndjerë mirë dhe krenar për stafin mjekësor. Sa i përket incidentin te urgjenca e sëmundjeve të brendshme, është një ngjarje që siç e dini mirë është nën hetim nga prokuroria e Tiranës.

Nga të dhënat paraprake, mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik, ku ka pasur një defekt, pa asnjë ndikim në spital. Aty ofrohet puna. I vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake.”, tha ajo.

Pjesë nga diskutimet në Komision:

Ilir Metaj: Mos më ndërprit me

Zheni Gjergji: Ju ndërpres madje ju heq edhe fjalën kur del nga rendi i ditës

Ilir Metaj: Mos më ndërprit! Gjuha vete kur dhëmb dhëmballa, ky është cinizmi i matematikës politike për të të përdorur tragjeditë. Për zjarrin në QSUT u tha pse zjarri nisi tani dhe jo më parë. Sipas lajmeve të ANSA-s shoh që në Itali ndodhin 100 zjarre të tilla në strukturat spitalore.

Zheni Gjergji: Nuk je aq i zoti për t’u përballur me pyetjet e mia!

Florenc Spaho: Ju falënderoj për këtë gjë, se po më dilni zot. Po bën debat me çdo koleg të maxhorancës, mos bëj debat me çdo koleg të maxhorancës, lërja kolegëve të tjerë.

Zheni Gjergji: Ishe jashtë procedure. Vazhdoni pyetjet zoti Spaho. Lëri ironitë, vazhdo. Mos bëni lohëra fjalësh.

DEBATE TE SHËNDETËSIA/ Zjarri në QSUT, Koçiu "jep

Florenc Spaho: Ne jemi shembull që duhet të na merrni, e keni treguar se çfarë dini të bëni.

Petrit Vasili: Që të themi se QSUT nuk ka pasur probleme, kjo nuk është e vërtetë. Duhet një analizë, një bashkëbisedim kolegësh. Nuk mund të thuhet se të gjitha gjërat i di vetëm njëri krah dhe tjetri jo. Po ju hynë në punë mendimi ynë na thoni.

Klodiana Spahiu: Kemi shkuar të bënim elektricistin për të parë defektin. Ky spital me vlerë 17 mln euro, cdo shqiptar që ka shkuar të marrë atje shërbim e ka parë se cfarë shërbimi i është ofruar. Ai është një difekt elektrik dhe teknik dhe nuk ka të bëjë me ofrimin e shërbimit në pavionët që funksionojnë

Zheni Gjergji: Ka qenë Osman Stafa që ka bërë një status publik sepse qytetarët nuk dinin se ku do të shkonin.

Klodiana Spahiu: Ju drejtoni komisionin dhe pranoni hapur që jeni politikisht aty. Sa herë ne mundohemi të themi diçka ju përpiqeni ta ktheni teknikisht. Deri në 2015 shërbimi i kardiologjisë ishte vetëm 08:00 deri në orën 16:00. Për të thënë që nuk është bërë asgjë, ndërkohë që është një investim që është përshëndetur nga të gjithë shqiptarët.

Zheni Gjergji: Nga e gjithë bota është përshëndetur (qesh). Na ftoni ndonjëherë kur bëni inaugurime.

EMISIONET