Debate në Kuvend/ Peleshi përjashton nga seanca Shehajn, deputeti futet ‘live’

Tensione në Kuvend mes zëvendëskryeministres, Belinda Ballukut dhe kreut të Mundësia, Agron Shehajt. Teksa Balluku fliste në foltoren e Kuvendit, Shehaj fliste pa pushim nga vendi.

Ndërkohë, pasi e paralajmëroi disa herë Peleshi, teksa i dha masë disiplinore Shehajt, e përjashtoi nga seanca këtë të fundit. Kjo shkaktoi zhurmë në sallë.

Peleshi: Po prishni seancën. Po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Ju hoqët e drejta e fjalës për ditën e sotme

Ndërhyn Shehaj dhe futet live në rrjetet sociale.

EMISIONET