''Dako e Gjici kishin vepra penale më të lehta, e u mbajtën në burg''/ Avokati Hoxha: Veliaj me shumë gjasa do qëndrojë në qeli
Avokati, Arbër Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se me shumë gjasa kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do vazhdojë të qëndrojë me masën e sigurisë arrest me burg.
Hoxha: Që të jemi ligjërisht korrekt, Erion Veliaj nuk akuzohet, është nën dyshim dhe me masë sigurimi arrest me burg.
Bëhet fjalë për 4 vepra penale.
Tre prej të cilave janë relativisht të rënda në raport me masat dhe llojin e dënimit.
Që kemi të bëjmë me korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë, shpërdorimin e detyrës, pastrim i produkteve të veprës penale dhe deklarim i rremë i pasurisë.
Në këto kushte patjetër edhe masa më e përshtatshme edhe nga jurisprudenca e deritanishme e gjykatës së Posacme ka qenë ajo e arrestit me burg.
Nëse do tu referohemi praktikës së gjykatës së shkallës së parë, të gjykatës së posacme por edhe të gjykatës së Apelit, të tjerë të zgjedhur vendor për vepra penale më të lehta sic kemi të bëjmë me falsifikim të dokumentave nga ana e zotit Dako apo me një vepër e cila është jo morale apo etike që nuk përbën fare vepër penale sic është rasti i zotit Gjici, janë mbajtur me masë sigurimi arrest në burg.
Dyshuar për këto vepra penale, me të gjitha gjasat pa dashur të paragjykojë vendimarrjen e gjykatës zoti Veliaj do vazhdojë të qëndrojë me masën sigurie në arrest në burg.

