Cukali: Media është totalisht e varur, qeveria e tejkonsumuar ka forcuar dorën ndaj saj
Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, ngre shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet media në vend.
Në "Ora e Betit" ai tha se Qeveria është tejkonsumuar dhe kjo e detyron të forcojë dorën ndaj medias.
Koloreto Cukali: Vetëm ngritja e zërit nuk mjafton, deri diku edhe i shërben pushtetit për të krijuar imazhin e një demokracie të foluri, të shprehur dhe opinioni. Justifikon pushtetin për të thënë se këtu ka liri shprehjeje. Media është pushtet por jhë pushtet i përdorur keq dhe jo në shërbim të publikut. Media është totalisht e varur nga të tre pushtetet, Kuvendi, qeveria dhe gjyqësori. Qeveria është tejkonsumuar dhe kjo e detyron të forcojë dorën ndaj medias. Ka media ku hyjnë paratë e krimit, e ka aksesin të hapur në shumë media.