CERTIFIKOHET 9 NËNTORI/ Komisioni Rregullator “vulos” rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme

Komisioni Rregullator i KQZ-së zhvilloi sot mbledhjen e parë pas rifreskimit të përbërjes, ku u rikthyen Arben Ristani dhe Bledar Skënderi. Në seancë u certifikua rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit.

Arben Ristani dhe Bledar Skënderi u rikthyen në KQZ.

Në mbledhjen e parë të Komisionit Rregullator pas rifreskimit të këtij institucionit, vetëm ristani dhe skënderi ishin emrat e rinj, pasi parlamenti rizgkodhi në këtë pozicione kryetarja Ilirjana Nano-PS, Helga Vukaj-PD dhe Dritan Çaka-PS

Në seancën e së premtes Komisoni Rregullator certifikoj rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të zhvilluara në datën 9 Nëntor 2025.

Pas përfundimit të afateve ankimore, Rregullatori shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

"Të gjitha bashkitë u fituan nga socialistët, ndërsa PD dhe opozita vendosi të mbështesë kandidatët e pavarur duke mos garuar nën logot e tyre."

EMISIONET