Celibashi jep shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në 14 maj ka qenë 38.22%, votuan 1.3 mln qytetarë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat, ka bërë me dije rezultatet përfundimtare zyrtare në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në përfundim të zgjedhjeve, kryekomisioneri Celibashi ka bërë me dije se pjesëmarrja ka qenë 38.22%. E thënë ndryshe kanë votuar 1.395.360 nga 3.650.658 emrat në listë.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dështim skandaloz të KQZ, por kryekomisioni Ilirjan Celibashi zgjodhi që të mos i përgjigjej.

“Nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit.  90 % e qendrave të votimit, është hapur mes orës 07:00 dhe 7:30, vetëm 5% pas orës 8 dhe për 5% të tjera ka filluar mes orës 08:00 dhe 09:30, pra janë vetëm 5% e qendrave ku procesi ka filluar pas orës 8, këto janë fakte dhe pastaj mbi këto fakte, mund të bëjë vlerësimin e vet, por asesi impakti i kësaj vonese ka qenë negativ mbi mbarëvajtje së procesit, e di që kanë shkuar votues dhe nuk kanë mundur të votoj, prandaj ne i japim gjithë ndjesën tonë, sepse do duhet të ishte hapur në orën 07:00”, tha Celibashi.

EMISIONET