“Butrinti”, Margariti i kthehet Zhupës përmes “Ora News”: Po shpenzon kohën e gazetarëve me akuza boshe dhe të pabaza

Ish-Ministrja e Kulturës Elva Margariti në një reagim për “Ora News” i është përgjigjur deputetes Ina Zhupa mbi pretendimin se ajo vijon të jetë anëtare e Bordit të Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit pavarësisht se është shkarkuar nga ministre e Kulturës.

Përgjigja e Margaritit për “Ora News”: Me datë 15.01.2024, nga Ministria e Kulturës është dërguar shkresa Bordit të Menaxhimit të Butrintit për zëvendësimin e kryetarit të Bordit, ministri aktual për Kulturën, znj. Margariti me ministrin e ri Z. Blendi Gonxhja.

Gjithashtu, me datë 2 shkurt është bërë mbledhja e Bordit Drejtues të BMF dhe është kryer zëvendësimi i anëtarit me vendim bordi dhe kanë filluar procedurat për regjistrimin e këtij vendimi në Gjykatë.

Pikërisht për këtë arsye komenti im është:

Siç mund të kuptohet shumë lehtë, për të bërë të njëjtat zhurma mediatike boshe, deputetja Zhupa nxjerr një dokument të datës 01 shkurt e jo të një dite më pas, kur bordi është shprehur me zëvendësimin e anëtarit, në cilesinë e Kryetarit dhe ministrit përgjegjës për Kulturën.

Pretendimi i përhershëm i saj, që emërimi është nominal, më së fundi po kuptohet nga të gjithë tashmë që ishte një pretendim i pabazë.

Uroj që në vijim, deputetja në fjalë, të mos vazhdojë të abuzojë me kohën e gazetarëve, vetëm për të kthyer pak dritë të përkohshme prozhektorësh mbi veten me çështje pa bazë.

Akuza e Ina Zhupës: Në fakt, në të gjitha debatet në Kuvend, në daljet e ministres Margariti dhe në përballjen me mua, i kam thënë që jo vetëm është i nënpërfaqësuar shteti shqiptar, por edhe ky përfaqësim është nominal, si individ, me emër, Elva Margariti, dhe jo me funksion, që do të thotë kur ti përfaqësohesh me funksion, me humbjen e funksionit, zëvendësohesh nga ministri tjetër.

Duke qenë se më 15 janar, Margariti është shkarkuar nga Kuvendi me propozim të Kryeministrit Edi Rama dhe ka marrë detyrën ministri i ri Blendi Gonxhe, ne iu drejtuam me kërkesë Gjykatës së Shkallë të Parë Tiranë për të kuptuar se kush ishin anëtarët e Bordit pas shkarkimit të znj. Margariti. Dhe përgjigja që marrim më 1 shkurt nga kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë, është se … “ndryshime të mëtejshme nuk ka”.

EMISIONET