Burgosja e Salianjit, Xhaferraj: Nuk mund të sillemi sikur s’ka ndodhur asgjë. Luftë në shumë dimensione

Partia Demokratike i ka shpallur tashmë luftë mazhorancës dhe shkak për këtë është bërë burgosja e deputetit Ervin Salianji.

Ligjvënësi demokrat Ferdinand Xhaferraj për “Ora News” u shpreh se opozita nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, dhe shtoi se përballja me socialistët dhe qeverinë do të jetë në shumë dimensione dhe fronte të ndryshme.

"Unë para se të jap shpjegime dua të bëj një saktësim që nuk ka qenë një kundërpërgjigje nga ana e opozitës duke e konsideruar burgosje politike atë që ndodhi me zotin Salianji. Në të vërtetë janë të gjitha faktet e argumentet që kemi të bëjmë me një përdorim të gjyqësorit për të egzekutuar një vendimarrje politike. Për të sqaruar opinionin publik, janë faktet dhe argumentat që provojnë evidencë, që ka qenë vendimarrja politike për të dënuar zotin Salianji që çoi në një përdorim të gjyqësorit. Nuk kishim të bënim me një kallëzim. Kallëzim është kur personi shkon dhe vendoset para prokurorit ose policisë për të denoncuar një krim. Kishim të bënim me një denoncim publik dhe për faktin që nuk kishim të bënim me kallëzim nuk egzistonte vepra penale për kallëzimin. Llogjika e vendosjes si vepër penale të kallëzimit dhe kallëzimit të rremë është bërë më tepër për të mbrojtur gjyqësorin me idenë që gjyqësori mos të harxhojë energji dhe të filloj të investohet për gjëra që nuk egzistojnë. Nuk mund të sillemi sikur s’ka ndodhur asgjë. Luftë në shumë dimensione", tha Xhaferraj.

EMISIONET