Burbuqe Islami: PSD-ja në zgjedhjet e 11 majit do të jetë faktor pushteti. Ja pse na besojnë qytetarët
Teksa na ndan vetëm një javë nga zgjedhjet parlamentare, Burbuqe Islami, kandidate për deputete e PSD-së renditi në studion e lajmeve në “Ora News” arsyet se pse shqiptarët duhet t’ia besojnë votën e tyre kësaj force politike.
“Faleminderit për ftesën, pasi vi pas një fushate shumë shpresëdhënëse në Kamëz, një fushatë madhështore dhe na jep më shumë shpresë se shqiptarët do të vendosin se kjo forcë politike duhet të jetë në pushtet.
Në të gjithë fushatat që kemi bërë, dhe në të gjitha takimet me qytetarët jemi të bindur që PSD-ja në këto zgjedhje do të jetë faktor.
Për mua kjo është hera e parë që merrem me fushatë, por besimi dhe shpresa që gjej tek sytë e qytetarëve më bën ta ndjej veten pak fajtore se pse nuk jam angazhuar edhe më parë në politikë.
Duke parë kaq shumë kandidatë që konkurrojnë në listat e hapura me të vërtetë që është një luftë në të gjitha forcat politike dhe secili nga ne pretendon që të kemi sa më shumë qytetarë që të na votojnë.
Por ajo që dua nuk është vetëm të kem votën e tyre, por dua që ky takim me ta të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve. Dua besimin e tyre, zemrën e tyre dhe dua që t’i përfaqësoj ata denjësisht në parlamentin e Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera kandidatja e PSD-së për deputete në qarkun e Tiranës, Burbuqe Islami.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME BURBUQE ISLAMIN, KANDIDATE PËR DEPUTETE E PSD


