Samiti në Bruksel, Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për Samitin BE–Ballkani Perëndimor, ku diskutohen hapat për forcimin e perspektivës europiane të rajonit. Në fokus janë integrimi gradual, bashkëpunimi rajonal dhe nismat për rritje ekonomike e stabilitet.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, një forum i nivelit të lartë që mbledh liderët e rajonit dhe drejtuesit kryesorë të Bashkimit Europian, me fokus forcimin e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.
I organizuar për të katërtin vit radhazi, samiti synon të thellojë bashkëpunimin rajonal, të nxisë integrimin gradual dhe të diskutojë zhvillimin ekonomik e stabilitetin politik të rajonit.
Në nisje të axhendës, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, ku sipas një njoftimi zyrtar u diskutua mbi ecurinë e procesit të integrimit europian dhe hapat konkretë për afrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe i orientuar drejt rezultateve konkrete.
Kreu I qeverisë merr pjesë në seancën plenare të samitit me temë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e integrimit gradual, përfshirë nismën “Roam like at home” dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Seanca drejtohet nga Antonio Costa dhe mbledh së bashku Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme Kaja Kallas dhe Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola.
Samiti BE=Ballkan Perëndimor fokusohet në tre shtylla kryesore: përshpejtimin e integrimit gradual të rajonit në BE, rritjen ekonomike përmes investimeve dhe reformave, si dhe forcimin e stabilitetit politik dhe sigurisë.
Në samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinës, ndwrsa Serbia nuk do tw marrw pjesw, sic deklaroi presidenti Aleksandwr Vucic
Ky forum shërben si një platformë kyçe për dialog të drejtpërdrejtë, koordinim politikash dhe forcim të lidhjeve mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

