"Brenda ditës mbyllim faturat sipas shefave"/ Ekonomistja e Ajola Xoxës, truri financiar për faturat fiktive, në skenë dhe shoqëria e dajës së Ajola Xoxës
Në bisedat telefonike që SPAK ka zbuluar të ekonomistes së Remetal shpk e cila endoa si do shpërndahen fondet, pra rëndësi ka shpërndarja dhe jo kujt i shpërndahen provon më tej fiktivitetin e pagesave që kryen për shërbime të supozuara të ofruara nga Shpk e kontrolluara nga Ajola Xoxa.
Mbahet në konsideratë këtu edhe njëherë se, "Ava Studio" eshtë themeluar nga shtetësja Valbona Xoxa dhe "Arts Lab" shpk nga shtetasi Erald Simixhiu, përkatesisht nëna dhe daja i shtetases Ajola Xoxa.
Të dyja shoqëritë kanë karakter fitimprurës. Adela, në lidhje me këtë bisedë i thotë : Po më mire të mbyllini Ava një herë Ekonomistja i përgjigjet: Në rregull.
Por pagesat nga "Rametal" shpk vijojnë:
Adela i kërkon ekonomistes të konfirmojë pagesat që kanë mbetur për t'u bërë nga Rametal.
"Ndjesë për vonesën por kam qenë e zënë dje, Detyrimi i Rametalit: Partners=25.200 euro. Ava Studio=18000 euro. Është edhe dicka e hapur me kompaninë Jedas por nuk jam shumë e qarte.
Pra, "Rametal" shpk i detyrohet ende "Partners Laë" shpk të shtetases Ajola Xoxa 25,200 Euro dhe "Ava Studio" shpk të Valbona Xoxa, nënes së Ajola Xoxa, kontrolluar de facto nga kjo e fundit, nje shumë prej 18.000 euro.
Por, ekonomistja njofton financieren e shtetases Ajola Xoxa që ka dhe diçka te hapur (supozohet njö pagese) me kompanine Jedas, e cila shfaqet për herë te parë ne komunikimet.
Madje ajo shton: Nuk jam shumë e qartë. Është bisedë ndermjer shefave. Keto komunikime që deshmojnë mënyrën e financimit të shtetases Ajola Xoxa tek te dy shoqërite e menaxhuara prej saj, prej një subjekti tregtar pronari i te cilit rezulton i lidhur ngushte me bashkinë Tiranë, si për shkak te njohjes personale me kryetarin e saj Erion Veliaj ashtu edhe me perfitime të lidhura me bashkinë që ky shtetas drejton, hedhin edhe pikepyetje ne lidhje me nje shoqëri tjeter, të emërtuar Jedas, për të cilën ekonomistia e "Rametal" shpk jep llogari që ka disa pagesa të palikuiduara tek financierja e shtetases Ajola Xoxa, Adela Kondakçiu, nga ana e saj,kthen pergjigjen: Jemi në rregull për Rametal. PËR "JEDAS" KAM FOLUR ME SHEFEN SKA PROBLEM.
Duke patur ne konsideratë se "shefja" e Adelës, referuar të gjitha komunikimeve nga organi procedues, është shtetësja Ajola Xoxa, duket se ekziston dyshimi që edhe shoqëria "Jedas", ka lidhje me këtë te fundit.
Më tej, ekonomistja e "Rametal" shpk i thote Adelës:
Sapo mora nje konfirmim nga shefi. Javën e ardhshme do procedojme me një pagesë prej 30.000 (supozohet nè monedhën Euro). Adela i kerkon të konfirmojë nëse eshtë bërë ndonjë pagese.
Ekonomistja i përgjigjet në brenda dites së premte do mbyllim te gjitha faturat sipas konfirmimit me shefat.

