Bogdani: Putin dështoi në Ukrainë pasi askush nuk i tha “mbretit” që ishte lakuriq në këtë betejë

Ish-deputet i Partisë Demokratike Gerti Bogdani teksa komentoi situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë prej një viti, u shpreh në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora se as vetë Rusia u gjend e papërgatitur nga rezistenca ukrainase.

“Mendoj se Putin nuk ia arriti qëllimit pasi si një diktator që është askush nuk mund t’i thotë mbretit që është lakuriq.

Lufta tregoi se Rusia u nis nga informacione të pasakta. Ishte shembull i korrupsionit që ekziston në vendet diktatoriale, ku paratë e parashikuara për armatime më shumë ishin propagandë, se sa armatime të vërteta”, u shpreh Bogdani.

EMISIONET