Boçi në Fushë Mbret: Elbasani e ka humbur shkëlqimin, në agresion të plotë ekonomik
Luçiano Boçi thotë se kërkon drejtimin e Bashkisë së Elbasanit për ti rikthyer qytetit, shkëlqimin që sipas tij ka humbur nën drejtimin e PS. Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" u ndal këtë të mërkurë në Fushë Mbret.
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryear të Bashkisë Elbasan, Luçiano Boçi, diskutoi me banorët e Fushë Mbretit për problematikat e një prej lagjeve më të populluara të qytetit.
Akuzoi direkt Bashkinë për mungesën e investimeve në zonë.
"Bashkia Elbasan përgjatë 16 viteve i ka trajtuar dhe i ka vënë vulën e periferisë, janë periferike sepse janë të painvestuara."
Ndërsa lagjet thotë se janë të harruara nga Bashkia, Elbasani sipas kandidatit të opozitës është i persekutuar ekonomikisht nga qeveria.
"Elbasani është në agresion të plotë ekonomik, njerëzor, social, kulturor. Nuk kanë të ardhura mesatare të duhura, i kanë më të vogla se qytetarët e Peqinit, Librazhdit, madje dhe Gramshit."
Luçiano Boçi u tha banorëve të Fushë Mbretit se u kërkon votën më 14 maj për ti rikthyer Elbasanit shkëlqimin dhe mbështetjen që meriton.