Blushi: Veliaj mashtron, për të mbjellë 1 mln pemë, duhet të paktën 15 mijë fusha futbolli
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se për të mbjellë 1 milion pemë, duhen 40 km2 sipërfaqe, kur sipërfaqja e vetë Tiranës është 41 km2.
Ai shtoi se Tirana nuk ka nevojë për një Kryebashkiak që mashtron dhe se më 14 maj me votën e tyre, qytetarët do t’ia krijojnë mundësinë Veliajt që përrallat t´i tregojë apo përmbledhë në një libër.
Blushi: Për të mbjellë 1 milion pemë, duhen 40 km2 sipërfaqe, ndërsa sipërfaqja e vetë Tiranës është 41 km2. Nga një llogaritje matematikore dhe hipotetike, nëse supozojmë se që nga dita e parë në krye të Bashkisë, Erion Veliaj do të kishte filluar të mbillte pemë, atij do t’i duhej të mbillte 342 pemë në ditë : 1,000,000 pemë: (8 vjet x 365 ditë) = 342 pemë/ditë.
Tirana nuk ka nevojë për një Kryebashkiak që mashtron! Më 14 maj me votën e tyre, qytetarët do t’ia krijojnë mundësinë Veliajt që përrallat t´i tregojë apo përmbledhë në një libër, pa shkatërruar më shumë kryeqytetin! Më 14 Maj Tirana voton për Belind Këlliçi dhe për planin e tij të shkëlqyer: Një oaz të gjelbër në çdo lagje të Tiranës! Së paku 200 metër katrorë gjelbërim për një lagje! Mëse e realizueshme!