Blushi: Rama po i nxin faqen vendit me narkotrafikun, sot ka futur edhe në radarin e DEA-s

Përmes një postimi në Facebook, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se qeveria e Ramës dita-ditës po na i nxin faqen në gjithë botën vendit.
Ai shton se ministrat i ka nëpër burgje dhe emri i tij lakohet nga mediat botërore si partner i McGonigal-it, por thekson se atij tashmë po i vjen fundi.
Blushi: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta zhdukë narkotrafikun. Ka qytetarë të mirë dhe policë shumë profesionalë. Por fatkeqësisht kemi dhe këtë Qeverinë e vulëhumburit që dita-ditës po na i nxin faqen në gjithë botën. Sot na paska futur edhe në radarin e DEA-s.
Ministrat i ka nëpër burgje, dhe emri i tij lakohet nga mediat botërore si partner i McGonigal-it. Por po i vjen fundi kësaj pune, se shqiptarët vërtet durojnë shumë, por nuk e lënë kupën e mbushur të derdhet.

