Blushi: Ndryshimi i paprecedent i trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë për Salianjin akt i shëmtuar i Ramës

Blushi: Ndryshimi i paprecedent i trupës gjykuese të Gjykatës

Blushi: Ndryshimi i paprecedent i trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë, që shqyrton dosjen e deputetit të PD, Ervin Salianji është një akt i shëmtuar politik i urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama.

Një tjetër tregues i qartë i kapjes për fyti të “Drejtësisë së Re” dhe i shkeljeve flagrante të ligjit dhe Kushtetutës të përfaqësuesve të saj për llogari të Narkoregjimit, me qëllim për të penguar kriminalisht figurat më përfaqësuese dhe kurajoze të opozitës për të kandiduar në zgjedhje, duke i burgosur politikisht, hetuar dhe shantazhuar.

Ky është edhe një tregues i panikut të këtij regjimi të kalbur që nëpërmjet të tilla praktikave mafioze mendon se do të imponojë dhunshëm një tjetër rezultat veç Ndëshkimit shembullor që e pret më 11 Maj.

Partia e Lirisë dënon me forcë këtë manipulim të rëndë dhe shpreh të gjithë solidaritetin e saj me deputetin demokrat të burgosur politik Ervin Salianji.

Më të vendosur se kurrë për të bërë gjithçka për të sjellë Ndryshimin e shumëpritur dhe garantuar Fitoren e shqiptarëve të ndershëm e patriotë më 11 Maj! 

EMISIONET