Blushi: Do kërkojmë Komision hetimor parlamentar për “McGongial”
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm PL-së, Tedi Blushi
Në kushtet kur edhe pas raportit të Departamentit të Drejtësisë dhe pas më shumë se dy vite pas burgosjes së Charles McGonigal, Altin Dumani ende nuk ka nisur hetimin e kësaj çështje atëhere lind detyra e Kuvendit të ri që me nisjen e sesionit parlamentar të miratojë me urgjencë ngritjen e një Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal.
Më shumë se tre vjet bllokim nga Altin Dumani është fytyra e vërtetë e SPAK-u që shpik dhe sajon të gjitha llojet e shpifjeve dh gënjeshtrave për të dënuar liederët e opozitës, por akuzat e McGonigalit nuk i prek me dorë.
Që pas publikimit të dosjes i tërë SPAK-u, me Altin Duman dhe dreq e të bir duhet të mos rrinin në zyrat e veta por të sekuestronin, bllokonin dhe të kontrollonin derimë një zyrat e Edi Ramës, për ta marrë të pandehur.
Në të njëjtin SPAK që sillen si persona në dijeni për shou mediatik kushedi sa njerëz, persona të kapur me presh në dorë siç është Edi Rama nuk thirren asnjëherë.
Ndaj dhe raporti i Departamentit të Drejtësisë nga dje e ka zhbërë përfundimisht edhe SPAK-un, krijesën më të shëmtuar të “Ramaformës”.
Asnjë alibi apo përpjekje e dëshpëruar e Altin Dumanit për mbrojtur Edi Ramën, për të fshehur të vërtetën dhe për të relativizuar një komplot të madh kundër sistemit demokratik në vend nuk mund të ndalojë nevojën ulëritëse për dënimin e merituar ligjor jo vetëm të Kryekorruptuesit por edhe të kujtdo prokurori të shndërruar në vegël qorre të tij


