Blushi: Dënimi me burgim politik i deputetit “zemërluan”, Ervin Salianji, hakmarrje e verbër primitive e Ramës

Blushi: Dënimi me burgim politik i deputetit “zemërluan”,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaron se dënimi me burgim politik i deputetit “zemërluan”, Ervin Salianji faktoi para të gjithë shqiptarëve se "Drejtësia e Re" është hanxhar në duart e Edi Ramës dhe Narkoshtetit për të masakruar opozitën, asgjësuar pluralizmin politik dhe demokracinë.

“Kjo është një hakmarrje e verbër primitive për:

Denoncimet e vërteta, të forta dhe pakompromis të Salianjit kundër padrejtësive, aferave të tmerrshme korruptive e kriminale dhe lidhjeve shumë të ngushta të trafikut të drogës me NarkoQeverinë:

Fitoren e Bashkisë së Kavajës dhe të çdo përballjeje tjetër elektorale ku Salianji ka trimfuar.

Në kushtet e një terrori të egër të Narkoshtetit, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat themelore të njeriut, shkelmon Kushtetutën dhe çdo ligj, që vjedh barbarisht dhe trajton vendin si çiflig, që kryen akte të rënda të tradhtisë kombëtare, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe po bën gjithçka që vendi të mos ketë opozitë, e vetmja rrugë mbetet përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë.

Koha që guximi i opozitës të flasë me aksion më fortë se kurrë!”, shprehet Tedi Blushi.

EMISIONET