Blushi: Bashkia pranon kërkesën time për të lejuar pjesëmarrjen në mbledhje para dhe tetraplegjikët

Blushi: Bashkia pranon kërkesën time për të lejuar

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka pranuar kërkesat e tij për të lejuar pjesëmarrjen në mbledhjet e Komisioneve të Këshillit të përfaqësuesve të Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve.

Blushi: Fituam së bashku një betejë, por lufta për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara vazhdon! U njoftova sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për pranimin e disa kërkesave të mia të përsëritura për të lejuar pjesëmarrjen në mbledhjet e Komisioneve të Këshillit të përfaqësuesve të Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve.

Personat me aftësi të kufizuar meritojnë trajtim dhe shërbim dinjitoz. Nuk do të tërhiqem derisa zëri i tyre të dëgjohet në të gjitha zyrat dhe institucionet e Bashkisë së Tiranës, deri në respektimin e plotë të ligjit dhe zbatimit të rregullores, si dhe të "shkallmimit" të bunkerit në Bashkinë e Tiranës. Lufta për hapjen e dyerve të Këshillit Bashkiak për të gjithë qytetarët e Tiranës vazhdon deri në triumfin e plotë të transparencës, llogaridhënies dhe demokracisë!

EMISIONET